Pikat kryesore
- Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari.
- Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G.
- S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari. Sekuestrohen 240 000 euro. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje/ Lezhë, arrestohet 28-vjeçari Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën Tentoi të nxirrte nga Shqipëria më shumë se 22 mijë euro/ Kakavijë arrestohet 54-vjeçari