Pikat kryesore
- Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u shpreh se tani Shqipëria ndodhet në fazëne fundit të integrimit Evropian, por që e cilësoi si më të vështirën.
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u shpreh se tani Shqipëria ndodhet në fazëne fundit të integrimit Evropian, por që e cilësoi si më të vështirën. Detyrat e lëna nga BE më 26 maj kur nisi mbyllja e çeljes së negociatave dhe grupkapitujve për integrimin, ai i cilësoi domosdoshmëri që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, ku shteti bën për qytetarin dhe qytetari për shtetin. Gjithashtu, kreu i shtetit, e cilësoi edhe si një ironi të fatit datën 26 maj kur u zhvillua konferenca ndërqeveritare në Bruksel, pasi korespondoi me datën e zgjedhjeve të 26 majit 1996 kur opozita socialiste e asaj kohe u dhunua dhe zgjedhjet u manipuluan.