Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Avokati i Popullit: Kemi kërkuar informacion të…

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Avokati i Popullit: Kemi kërkuar informacion të…

Pikat kryesore

  • Institucioni i Avokatit të Popullit ka vijuar hetimin e nisur kryesisht për ngjarjet e ndodhura në Zvërnec, ku pati ndalime dhe dhunim të qytetarëve gjatë protestës kundër projektit turistik në zonë.
  • Drejtuesja e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit qëndroi deri në orët e vona të së shtunës në komisariatin e policisë Vlorë, ku verifikoi në vend gjendjen e protestuesve të ndaluar gjatë ngjarjeve në Zvërnec.
  • Kjo vizitë është pjesë e hetimit që kemi nisur kryesisht (ex officio) për dhunën ndaj qytetarëve që ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vijuar hetimin e nisur kryesisht për ngjarjet e ndodhura në Zvërnec, ku pati ndalime dhe dhunim të qytetarëve gjatë protestës kundër projektit turistik në zonë. Sipas një deklarate për shtyp, drejtuesja e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit qëndroi deri në orët e vona të së shtunës në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku verifikoi nga afër gjendjen e protestuesve të ndaluar gjatë aksionit policor. Drejtuesja e Zyrës Rajonale të Avokatit të Popullit qëndroi deri në orët e vona të së shtunës në komisariatin e policisë Vlorë, ku verifikoi në vend gjendjen e protestuesve të ndaluar gjatë ngjarjeve në Zvërnec. Kjo vizitë është pjesë e hetimit që kemi nisur kryesisht (ex officio) për dhunën ndaj qytetarëve që ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës. Gjatë inspektimit u zhvillua edhe një takim me drejtuesit e drejtorisë vendore të policisë për të diskutuar respektimin e bazës ligjore të ndalimeve dhe trajtimin e të ndaluarve. Avokati i Popullit ka kërkuar zyrtarisht nga policia informacion të detajuar për mënyrën si u mbikëqyr veprimtaria e policisë private në zonën ku po protestohej. Avokati i Popullit do të vijojë ta ndjekë këtë çështje dhe do të informojë publikun për hapat e mëtejshëm.

Lini një Përgjigje