Pikat kryesore
- Në disa degë të mëdha, u vendos të shtyhet procesi deri në orën 19:00, për votëbesimin e Berishës në krye të partisë.
- Berisha duket se do të konfirmohet, por është braktisur nga demokratët.
- Të shtunën e zgjedhjeve, selia blu pranoi për herë të parë se partia më e madhe është tkurrur në 50 mijë anëtarë.
Mbyllet farsa e Sali Berishës për kreun e PD. Në disa degë të mëdha, u vendos të shtyhet procesi deri në orën 19:00, për votëbesimin e Berishës në krye të partisë. Berisha duket se do të konfirmohet, por është braktisur nga demokratët. Rithemelimi po përfundon në ritkurrje të PD. Të shtunën e zgjedhjeve, selia blu pranoi për herë të parë se partia më e madhe është tkurrur në 50 mijë anëtarë. Në vitin 2022, kur Berisha u rizgjodh për herë të parë me votë përballë Ibsen Elezit, ishin 46 mijë anëtarë që votuan, ndonëse atëherë PD e Rithemelimit nuk e tregoi asnjëherë pjesëmarrjen dhe numrin total të anëtarësisë, duke vënë në pikëpyetje rezultatin final të zgjedhjeve. Në referendumin e 2026, kur Berisha nuk ka asnjë kandidat përballë, PD tregoi numrin e anëtarësisë, por dukshëm po përpiqet të kapë kuotat e vitit 2022, kur doktori u zgjodh kryetar me 43 mijë vota. Sipas Komisionit Zgjedhor të PD, deri në orën 13 të drekës, mbi 19 mijë anëtarë votuan në referendum, ose 37% e anëtarësisë së mbetur. Por, i përjashtuari nga gara për kryetar dhe PD, Ervin Salianji jep shifra të tjera nga terreni. Sipas tij, në 5 orët e para të referendumit në PD, nuk kanë votuar as 4% e anëtarësisë, duke e braktisur farsën e Berishës, madje ai me foto tregon se një pjesë e demokratëve që morën pjesë në votim, kanë shtuar emrin e tij në fletën e votimit, duke votuar për Ervin Salianjin dhe jo për Sali Berishën në këto zgjedhje. Çfarë praktikisht e bën fletën e votimit të pavlefshme./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Referendumi i PD-së: Kur alternativa ka frikë nga alternativa Berisha i braktisur nga demokratët/ Rithemelimi ritkurret në 50 mijë anëtarë, humb 1/3 e bazës në 5 vite Bojkot dhe vota të pavlefshme/ Salianji: Demokratët po bojkotojnë referendumin dhe po votojnë emrin tim