Mbolli kanabis pranë Thethit, 25-vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim arrestohet në Spanjë

Mbolli kanabis pranë Thethit, 25-vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim arrestohet në Spanjë Algert Zeneli, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi është arrestuar në Spanjë. Policia njofton se nga informacioni i siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Madridin, u bë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar A. Z., 25 vjeç, lindur në Laç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri. Mbolli kanabis pranë Thethit, 25-vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim arrestohet në Spanjë Reshje shiu në të gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të shtunë Rama për ndërtimet pa leje: Kthesë deri në fund Durrës/ Shembet me tritol resorti i ndërtuar pa leje, në pronësi të ish-kreut të IMT-së Nga anonim në oligark! Skema e 45-vjeçarit që iu sekuestruan 26 milionë euro pasuri, investime marramendëse dhe identitete të dyfishta Kontrabandë mallrash dhe fshehje të ardhurash, arrestohet administratorja e një marketi në Sarandë Mbolli kanabis pranë Thethit, 25-vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim arrestohet në Spanjë Prokuroria Speciale i ka kërkuar prova Kroacisë për rastin e pilotit dhe serbes nga Mitrovica e Veriut të arrestuar për spiunazh Sir Alex Ferguson i ka ‘treguar’ Unitedit se çka duhet të bëjë me Amorimin Legjenda e Barcelonës flet nëse është e nevojshme shitja e Fermin Lopezit Pacolli akuzoi Isufajn për grafitët “Albin dorzohu në prokurori”, reagon me shqetësim shoqata e prokurorëve: Sulm, e pavërtetë Takimi gjermano-francez: Sa larg shkon “fryma e Tulonit”?

Lini një Përgjigje