Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt…

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt…

Pikat kryesore

  • U mblodh këtë të mërkurë, Komisioni i Posaçëm i Reformës Administrativo-Territoriale, pas javësh debatesh, mungesash dhe përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës.
  • Pas protestës së një dite më parë në bulevard, ku demokratët kërkuan largimin e qeverisë Rama, opozita është rikthyer në tryezën e dialogut për të diskutuar reformën territoriale.
  • Në rendin e ditës së mbledhjes është miratimi i kalendarit të punës, i cili parashikon që deri në qershor 2026 të depozitohet në Kuvend projekti final për ndarjen e re territoriale.

U mblodh këtë të mërkurë, Komisioni i Posaçëm i Reformës Administrativo-Territoriale, pas javësh debatesh, mungesash dhe përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës. Pas protestës së një dite më parë në bulevard, ku demokratët kërkuan largimin e qeverisë Rama, opozita është rikthyer në tryezën e dialogut për të diskutuar reformën territoriale. Në rendin e ditës së mbledhjes është miratimi i kalendarit të punës, i cili parashikon që deri në qershor 2026 të depozitohet në Kuvend projekti final për ndarjen e re territoriale. Sipas këtij plani, në muajt në vijim do të zhvillohen konsultime publike në 12 qarqe, takime me aktorë ndërkombëtarë dhe grupe interesi, si dhe një sondazh për të matur opinionin publik. Në prill pritet të prezantohen dy deri në tre variante të ndarjes së re, ndërsa në maj do të përgatitet paketa ligjore përkatëse. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të arrihet konsensus politik. Socialistët janë shprehur për uljen e numrit të bashkive, ndërsa demokratët kërkojnë rritjen e tyre. Përplasjet e mëparshme për përbërjen e komisionit tregojnë se rruga drejt një dakordësie do të jetë e vështirë, në një klimë politike ende të tensionuar. “Duhet të jemi të bindur që nuk ka një paracaktim të produktit të këtij komisioni” , deklaroi në nisje të mbledhjes, bashkëkryetari demokrat Luçiano Boçi. “Nëse rruga jonë kalon pjesërisht nëpërmjet konsensusit, për raporte apo vendime të caktuara dhe në fund fare del me variant të personalizuar politik, atëherë çfarë kuptimi ka komisioni?! Ne duhet të kemi një produkt të përbashkët!”, tha Boçi, duke shtuar se çdo lloj opsioni ndryshe nga se PD-ja kërkon në vazhdim, përbën hipokrizi. “Nëse rruga jonë kalon pjesërisht nëpërmjet konsensusit, për raporte apo vendime të caktuara dhe në fund fare del me variant të personalizuar politik, atëherë çfarë kuptimi ka komisioni?! Ne duhet të kemi një produkt të përbashkët!”, tha Boçi, duke shtuar se çdo lloj opsioni ndryshe nga se PD-ja kërkon në vazhdim, përbën hipokrizi. “Të vendosim këtë bazë të rëndësishme politike dhe të vazhdojmë punën”, u tha ai socialistëve.

Lini një Përgjigje