Pikat kryesore
- Zhvillohet sot, 6 shkurt, në Gjykatën e Durrësit seanca për të verifikuar masat e sigurisë për 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme që u kthyen nga Tajlanda.
- Të arrestuarit u dërguan të shoqëruar nga efektivët e policisë.
- Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim 13 persona të tjerë.
Zhvillohet sot, 6 shkurt, në Gjykatën e Durrësit seanca për të verifikuar masat e sigurisë për 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme që u kthyen nga Tajlanda. Të arrestuarit u dërguan të shoqëruar nga efektivët e policisë. Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim 13 persona të tjerë. Kujtojmë se në tetor të vitit 2024 në Shqipëri u kthyen nga Tajlanda 2 mijë e 800 tonë mbetje të cilat fillimisht kishin ndalë nga vendi ynë në korrik të atij viti. Prokuroria ka zbuluar se mbetjet ishin shpërndarë në 102 kontejnerë dhe pas analizave të kryera në një laborator në Itali u zbulua prania e elementëve të rrezikshëm. Kujtojmë se në tetor të vitit 2024 në Shqipëri u kthyen nga Tajlanda 2 mijë e 800 tonë mbetje të cilat fillimisht kishin ndalë nga vendi ynë në korrik të atij viti. Prokuroria ka zbuluar se mbetjet ishin shpërndarë në 102 kontejnerë dhe pas analizave të kryera në një laborator në Itali u zbulua prania e elementëve të rrezikshëm. “Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore. Në përputhje me legjislacionin europian dhe kombëtar, materiali duhet t’i nënshtrohet rikuperimit të kontrolluar, stabilizimit dhe trajtimit të përshtatshëm përpara depozitimit përfundimtar”, tha prokuroria. Kjo përgjigje e marrë bindi hetuesit se 33 personat e përfshirë, për të cilët gjykata lëshoi masa sigurie, dyshohet se kanë konsumuar disa vepra penale. Konkretisht: “kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar”, “transporti i mbetjeve”, “falsifikim dokumentash”, “pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale” dhe “shpërdorim detyre ”. Mes personave të vënë në akuzë, tashmë të arrestuar janë zyrtarë të Doganës së Durrësit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mes të cilëve drejtoresha e përgjithshme e këtij institucioni, si dhe ish-drejtuesja e saj. Ndërkohë, në kërkim është E.D., administratori i ‘Kurum International’, për të cilin gjykata e Durrësit ka lëshuar në mungesë masën “arrest me burg”. Të njëjtën masë shtrënguese gjykata ka caktuar edhe për pronaren e kompanisë “Sokolaj”, Gj. S., gjithashtu e në kërkim nga policia, e cila i kishte blerë mbetjet nga Kurum për t’i dërguar në Tajlandë. Të 102 kontejnerët e kthyer aktualisht vijojnë të jenë në portin e Durrësit, pasi me urdhër të prokurorisë së këtij qyteti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.