Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet…

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet…

Pikat kryesore

  • Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, i cili ishte në kërkim.
  • Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Durrësit i kishte caktuar Xhulio Golgotas masën e sigurisë ‘arrest me burg’, lidhur me mbetjet e rrezikshme të Kurum, ku u caktuan 33 masa sigurie.
  • Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, i cili ishte në kërkim. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Durrësit i kishte caktuar Xhulio Golgotas masën e sigurisë ‘arrest me burg’, lidhur me mbetjet e rrezikshme të Kurum, ku u caktuan 33 masa sigurie. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon operacioni koduar “Eko-Toxic”, kapet njëri nga shtetasit e në kërkim. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan Xh. G., 37 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 03.02.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Lini një Përgjigje