Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë…

Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë…

Pikat kryesore

  • Prej 13 janarit Altin Ndoci është një i arratisur dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
  • Por teksa procesi vijon në mungesë të tij, të pandehurit e tjerë ia përmendën emrin duke rrëfyer planet që ishin bërë për ta vrarë.
  • Gjatë dëshmisë së tij rreth krimeve të “Plumbit të Artë”, Henrik Hoxhaj, i cili e ka humbur statusin e të penduarit, rrëfeu se kishte marrë porosi për të vrarë Altin Ndocin.

Prej 13 janarit Altin Ndoci është një i arratisur dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Por teksa procesi vijon në mungesë të tij, të pandehurit e tjerë ia përmendën emrin duke rrëfyer planet që ishin bërë për ta vrarë. Gjatë dëshmisë së tij rreth krimeve të “Plumbit të Artë”, Henrik Hoxhaj, i cili e ka humbur statusin e të penduarit, rrëfeu se kishte marrë porosi për të vrarë Altin Ndocin. Por plani i parë kishte dështuar për shkak të pandemisë së Covid-it. Porosia, shtoi Hoxhaj, ishte bërë nga Erjon Alibej, i cili është i akuzuar në të njëjtin fashikull të SPAK dhe njëherazi edhe një dëshmitar drejtësie. “Bije shumë në sy”, e përshkroi situatën e atëhershme Hoxhaj, dhe ky ekspozim konsiderohej si pengesë për planin. Në rastin e dytë, përpjekjet për ta vrarë Altin Ndocin nisën pas arrestimit të tij. “Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e Nuredinit, por nuk e kemi realizuar”, u shpreh Hoxhaj. Ai është gjithashtu nën akuzë për një sërë ngjarjesh kriminale të zbërthyera nga i penduari tjetër, Nuredin Dumani. Henrik Hoxhaj pranoi se kishte marrë pjesë në vrasjen e Dorian Shkozës, një krim i kërkuar nga Erjon Alibej, të cilin të pandehurit e lakojnë me nofkën “Krymi”. Së fundmi, edhe Alibej bëri pyetje për vrasjen e Olti Kilës. Hoxhaj pohoi se nuk kishte informacion përse Erjon Alibej synonte vdekjen e Olti Kilës, por shpjegoi se në një rast planet ishin thurur përmes aplikacioneve.

Lini një Përgjigje