Ktheu oborrin e banesës në parcelë hahashi, shpallet në kërkim 45-vjeçari i dyshuar në Mallakastër. Burime zyrtare nga policia vendore bënë me dije se aksioni u krye në fshatin Drenovë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrollit të territorit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim B. H., 45 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në fshatin Drenovë, përreth banesës në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara 10 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies”, bëri me dije policia. Teksa po punohet dhe për kapjen e 45-vjeçarit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. This website is maintained by sh.p.k. All materials and information published on this portal are protected by copyright laws and may not be copied, reproduced, printed, distributed, or used in any form for commercial or profit purposes without prior written consent from
Mallakastër/ Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë hashashi, shpallet në kërkim 45-vjeçari