Përcillet në banesën e fundit aktori Naun Shundi

Aktori dhe regjisori Naun Shundi, u nda nga jeta më 29 gusht në moshën 66-vjeçare pas një beteje të shkurtër me një sëmundje të rëndë. Gjatë ditës së sotme, ai u përcoll për në banesën e fundit mes nderimeve të shumta dhe homazheve të organizuara në Teatrin Kombëtar (ArTurbina). Gjatë homazheve, të cilat u mbajtën nga ora 10:30-12:00, morën pjesë miq dhe figura të njohura të artit shqiptar, si Bujar Asqeriu, Bujar Kapexhiu, Elida Janushi, Ilir Harxhi dhe Kiço Londo. Vajza e tij, Rea Shundi, me lot në sy e përshkroi të atin si një njeri të sakrificave që dha shumë për artin. Bujar Kapexhiu, një ndër kolegët e tij më të afërt, e cilësoi Shundin si një njeri të mrekullueshëm dhe të rrallë, duke theksuar pasionin e tij për teatrin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që la pas. “Ai ia kushtoi gjithë jetën teatrit dhe arriti suksese jo vetëm si aktor, por edhe si dramaturg,” u shpreh Kapexhiu. Naun Shundi ka lënë një trashëgimi të paharrueshme në skenën shqiptare, ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm si aktor, regjisor dhe mësues. This website is maintained by sh.p.k. All materials and information published on this portal are protected by copyright laws and may not be copied, reproduced, printed, distributed, or used in any form for commercial or profit purposes without prior written consent from

Lini një Përgjigje