PE miraton raportin për Shqipërinë/ Balla: Pasqyron progresin e madh të Shqipërisë rrugën…

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Balla: Pasqyron progresin e madh të Shqipërisë rrugën…

Pikat kryesore

  • Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi këtë zhvillim si një vlerësim të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian.
  • Ai theksoi se mbështetja e eurodeputetëve konfirmon përkushtimin e vendit për të çuar përpara reformat dhe për të përmbushur detyrimet e procesit të integrimit.
  • Sipas Ballës, rezoluta pasqyron qartë arritjet e Shqipërisë dhe mbështet ambicien për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, e cila u votua me 58 vota pro dhe 7 kundër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi këtë zhvillim si një vlerësim të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. Ai theksoi se mbështetja e eurodeputetëve konfirmon përkushtimin e vendit për të çuar përpara reformat dhe për të përmbushur detyrimet e procesit të integrimit. Sipas Ballës, rezoluta pasqyron qartë arritjet e Shqipërisë dhe mbështet ambicien për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për Kryetarin e Komisionit, David McAllister, si dhe për raporterin për Shqipërinë, Andreas Schieder, për punën e tyre në hartimin e dokumentit. Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe Andrey Kovatchev për kontributin në arritjen e kompromisit mbi tekstin final. Balla nënvizoi se Shqipëria mbetet e vendosur në rrugën e saj europiane, duke vijuar reformat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Përfundon dëshminë në gjyqin e Berishës/ “Partizani”, Balla: I qëndroj kallëzimit tim. Shpresoj të thirrem edhe për “21 Janarin” Dosja “Partizani”/ Balla dëshmitar në gjyqin e Berishës: Ditë e madhe për drejtësinë, Shqipëria kurrë më afër BE-së “Anëtarësimi në BE brenda 2030, shumë realist”/ Balla-opozitës: Hiqni dorë nga balta, s’e keni armike Shqipërinë

Lini një Përgjigje