Pikat kryesore
- Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mbi 400 000 qytetarë tajlandezë janë evakuuar nga zonat pranë kufirit me Kamboxhian .
- Përleshjet e vazhdueshme përgjatë kufirit ditët e fundit, kanë krijuar shqetësim dhe rrezik për jetën.
- Zëdhënësi i ministrisë, Surasant Kongsiri, tha se: “mbi 400,000 njerëz janë zhvendosur në strehimore.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, mbi 400 000 qytetarë tajlandezë janë evakuuar nga zonat pranë kufirit me Kamboxhian . Përleshjet e vazhdueshme përgjatë kufirit ditët e fundit, kanë krijuar shqetësim dhe rrezik për jetën. Zëdhënësi i ministrisë, Surasant Kongsiri, tha se: “mbi 400,000 njerëz janë zhvendosur në strehimore. Civilët u evakuuan masivisht për shkak se ne e vlerësuam si një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e tyre”. Autoritetet tajlandeze akuzojnë Kamboxhian për pozicionimin e armëve në një zonë të provincës bregdetare të Tratit, duke deklaruar se këto aktivitete janë shkaku i luftimeve. Sipas Bangkokut, vendosja e tyre nxiti konfliktin dhe përplasjen në zonën kufitare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rikthehen luftimet në kufi, Tajlanda sulmon Kamboxhian Tajlanda pezullon “marrëveshjen e paqes” me Kamboxhian, të ndërmjetësuar dy javë më parë nga Trump Pas Gazës, Trump do të marrë pjesë në marrëveshjen e paqes mes Tajlandës dhe Kamboxhias