Luana Vjollca kapet mat në Paris me milionerin Drilon Xhepa – “Vipat e Bllokut” zbulojnë romancën e re të moderatores!

Luana Vjollca po shijon një nga momentet më të mira të karrierës dhe jetës private. Pas marrjes së moderimit të “Ferma VIP”, duket se ajo ka gjetur edhe një dashuri të re!

Sipas burimeve të “Vipat e Bllokut”, moderatorja ka nisur një lidhje me biznesmenin Drilon Xhepa. Thashethemet kanë shpërthyer pasi të dy kanë publikuar story në rrjetet sociale, nga e njëjta zonë pranë Kullës Eiffel në Paris. Edhe pse asnjëri nuk ka bërë një deklaratë publike, ngjashmëritë në postimet e tyre kanë bërë që fansat të spekulojnë për një romancë të re.

Por kush është Drilon Xhepa? Në rrethet e biznesit në Tiranë, ai njihet si një sipërmarrës i suksesshëm, që vjen nga një familje e pasur, por ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike. Ende nuk dihet si është njohur çifti, por burime pranë tyre thonë se lidhja e tyre është mbajtur diskrete dhe nuk janë parë së bashku në vendet e zakonshme të Tiranës.

Kjo histori e re vjen pas ndarjes së vështirë të moderatores me Krenar Çoçajn, me të cilin ishte në një lidhje për 8 vite. Ndarja u përfol gjatë në media, sidomos pas publikimit të një kënge nga Luana, që fansat e interpretuan si një dedikim për fundin e kësaj historie.

A është Driloni njeriu që i ka rikthyer buzëqeshjen Luanës? Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë, por ndoshta e vërteta do të dalë në dritë shumë shpejt!

Lini një Përgjigje