Lori Hoxha shtatzënë? Dalin fotot e para

Screenshot

Lajme që tërheqin menjëherë vëmendjen nuk mungojnë në rrjetet sociale, dhe këtë herë në qendër është Lori Hoxha. Një postim i fundit ka ngritur dyshime të forta se ajo është në pritje të ëmbël.

Në disa imazhe të publikuara së fundmi, Lori shfaqet në ambientet e një palestre, e veshur sportive . Ajo që ka rënë më shumë në sy është barku i saj i rrumbullakosur, i cili ka nxitur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit.

Edhe pse vetë Lori nuk ka bërë ende një konfirmim publik, fansat janë të bindur se ajo po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj.

Deri tani, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve, por një gjë është e sigurt: këto imazhe kanë ndezur rrjetin dhe kanë rikthyer Lori Hoxhën në qendër të vëmendjes.

Lini një Përgjigje