Pikat kryesore
- Shabani cilësohet nga demokratët si një nga “njerëzit e Sorosit” në Shqipëri, ndaj dhe Edmond Spaho i quan “faqezinj” ata që kanë vendosur të mbështesin kandidaturën e tij për Avokat të Popullit.
- Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja u rropaten dhe mezi mblodhen firmat e nevojshme.
- Dhe kur them Flamur Nokes e them per delikatese, pasi ai deri qehaja e ka kapacitetin.
Edmond Spaho, ish-deputet i PD dhe një nga bashkëpunëtorët e Sali Berishës për vite me radhë, ka “shënjestruar” direkt liderin demokrat për atë që ai e quan shitje të Avokatit të Popullit për ineresa të ngushta, duke qenë se deputetët demokratë kanë votuar Endrit Shabanin. Edmond Spaho, ish-deputet i PD dhe një nga bashkëpunëtorët e Sali Berishës për vite me radhë, ka “shënjestruar” direkt liderin demokrat për atë që ai e quan shitje të Avokatit të Popullit për ineresa të ngushta, duke qenë se deputetët demokratë kanë votuar Endrit Shabanin. Edmond Spaho, ish-deputet i PD dhe një nga bashkëpunëtorët e Sali Berishës për vite me radhë, ka “shënjestruar” direkt liderin demokrat për atë që ai e quan shitje të Avokatit të Popullit për ineresa të ngushta, duke qenë se deputetët demokratë kanë votuar Endrit Shabanin. Shabani cilësohet nga demokratët si një nga “njerëzit e Sorosit” në Shqipëri, ndaj dhe Edmond Spaho i quan “faqezinj” ata që kanë vendosur të mbështesin kandidaturën e tij për Avokat të Popullit. “Opozita ka 50 deputete ne Parlament. Nga keta 35 kane firmosur per Endri Shabanin. Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja u rropaten dhe mezi mblodhen firmat e nevojshme. Por mos i vini faj deputeteve. Te gjithe kane firmosur me urdher te Flamur Nokes. Dhe kur them Flamur Nokes e them per delikatese, pasi ai deri qehaja e ka kapacitetin. Tani “terhiqen” dhe thone nuk eshte kandidati yne. Po i kujt eshte”, shkruan ish-deputeti. Ai thotë se edhe Flamur Noka ka firmosur në rresht me të tjerët, sepse sipas tij, direktivat i ka dhënë Sali Berisha dhe ai është vetëm “qehaja”. Edmond Spaho prej kohësh kërkon largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD dhe atë thekson dhe këtë herë. “PD po shkon poshte e me poshte. Jo se antaresia nuk eshte ne nivelin qe kerkon koha, por se udheheqesit jane pa moral, pa integritet, te shitur per interesat e tyre te ngushta”, shkruan ai, duke paralajmëruar se loja e vërtetë do të shihet kur të votohen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.