LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen…

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, 12 shkurt, se duhet bërë diçka që u reziston kohërave referuar godinave apo infrastrukturës në tërësi për institucionet e drejtësisë.
  • “Për fat të keq trashëgimia në këtë drejtim është goxha problematike, kemi shumë institucione që janë qiramarrës në godina dhe hapësira private.
  • Tha se disa projekte lidhur me infrastrukturën administrative të Republikës së Shqipërisë janë drejt finalizimit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, 12 shkurt, se duhet bërë diçka që u reziston kohërave referuar godinave apo infrastrukturës në tërësi për institucionet e drejtësisë. “Për fat të keq trashëgimia në këtë drejtim është goxha problematike, kemi shumë institucione që janë qiramarrës në godina dhe hapësira private. Kemi filluar një proces që do na çojë drejt zgjidhjes përfundimtare me Korporatën Shqiptare të Investimeve, duke marrë pronat shtetërore që janë ende në Tiranë apo vende të tjera, duke i vënë në dispozicion të këtij interesi publik” , tha ai, në Konkursin Ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. Tha se disa projekte lidhur me infrastrukturën administrative të Republikës së Shqipërisë janë drejt finalizimit. “Ne kemi ndërtuar një rrjetë njerëzish të cilët kanë formimin e duhur profesional dhe funksionojnë si një tërësi për të zhvilluar teknologjinë në institucion”, u shpreh kreu i qeverisë. Theksoi se “nuk mund të ndërtohet një sistem teknologjik i pavarur” në këto institucione, duke shtuar se “janë djegur fonde të tëra”, pikërisht prej mosbashkëpunimit ndër vite. “Të gjithë e marrim ujin nga i njëjti burim, por secili e hap dhe e mbyll rubinetin sipas nevojës së tij. Nuk mund të ketë secili hidrocentralin e vet ”, argumentoi Rama. Njoftoi se Qendra e re eDrejtësisë, përbën një investim të jashtëzakonshëm. “Është një financim i madh. Shpronësim, plus investim, gjithçka duhet për ta mobiluar etj etj.. Çdo prokuror e gjykatës do të ndihet njeriu më i nderuar kur hyn brenda, edhe kur sheh muret. T’ja thonë çdo mëngjes se je i privilegjuar nga ky shtet dhe kjo republikë sepse është privilegj për punën që bën. Për ne, është një përpjekje që nuk ndalet pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por janë pjesë e një sistemi të ri që kërkon kohën e vet. Ky është edhe rasti që të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre”, përfundoi me ironi kryeministri.

Lini një Përgjigje