Pikat kryesore
- Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, në bulevardin para Kryeministrisë.
- Edhe pse policia nuk e aprovuar zhvillimin e kësaj proteste për shkak të akteve të dhunës në 2 protestat e kaluara, sërish janë marrë masat për mbarëvajtjen e saj.
- Të dhënat nga dikasteri blu saktësojnë se në terren janë më shumë se 1300 efektivë, ndërsa të gjithë do të jenë të pajisur me mjetet e duhura, si kundragas apo mjete për shuarjen e zjarreve.
Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, në bulevardin para Kryeministrisë. Edhe pse policia nuk e aprovuar zhvillimin e kësaj proteste për shkak të akteve të dhunës në 2 protestat e kaluara, sërish janë marrë masat për mbarëvajtjen e saj. Të dhënat nga dikasteri blu saktësojnë se në terren janë më shumë se 1300 efektivë, ndërsa të gjithë do të jenë të pajisur me mjetet e duhura, si kundragas apo mjete për shuarjen e zjarreve. Sipas planit, këtë të premte forcat policore do të përqendrohen përpara godinës së kryeministrisë, aty ku po zhvillohet protesta. Në godinë e Kryeministrisë janë vendosur kordonët metalikë, përforcuesit për dyert si dhe gjatë gjithë bulevardit ka kamera me rezolucion të lartë, të cilat do të monitorojnë mbarëvajtjen e protestës.