Pikat kryesore
- Lituania ka “situatë emergjente” më 9 dhjetor për shkak të një fluksi balonash të lëshuara nga kontrabandistët në Bjellorusinë fqinje, duke e përshkruar këtë si “sulm hibrid” të orkestruar nga Minsku.
- Masa e është një nivel më i ulët sesa e “gjendjes së jashtëzakonshme” që mund të vetëm nga Parlamenti kur rrezikohet “rendi kushtetues”.
- Lituania më herët kishte situatë emergjente për shkak të një fluksi migrantësh më 2021, duke e cilësuar edhe atë si sulm hibrid.
Lituania ka “situatë emergjente” më 9 dhjetor për shkak të një fluksi balonash të lëshuara nga kontrabandistët në Bjellorusinë fqinje, duke e përshkruar këtë si “sulm hibrid” të orkestruar nga Minsku. Masa e është një nivel më i ulët sesa e “gjendjes së jashtëzakonshme” që mund të vetëm nga Parlamenti kur rrezikohet “rendi kushtetues”. Lituania më herët kishte situatë emergjente për shkak të një fluksi migrantësh më 2021, duke e cilësuar edhe atë si sulm hibrid. “Të gjitha institucionet po i bashkojnë forcat për të adresuar kërcënimin që paraqesin balonat e kontrabandës”, tha kryeministrja lituaneze, Inga Ruginiene, përmes një deklarate. Ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratovic, i cili do të mbikëqyrë përpjekjet për luftimin e balonave, tha se e situatës emergjente e lejon ushtrinë të marrë pjesë në operacionet kufitare. Ai u tha gazetarëve se ishte e domosdoshme për të “bashkuar dhe koordinuar shërbimet”, duke theksuar se ky vendim nuk do të ketë asnjë ndikim te publiku. Balonat, të cilat bartin cigare dhe mund të fluturojnë deri në 10 kilometra lartësi, po kalojnë në territorin e Lituanisë tash e disa muaj. Si rezultat, dy aeroportet më të mëdha të Lituanisë, në Vilnius dhe Kaunas, janë detyruar në disa raste të ndalojnë operacionet, gjë që zyrtarët pretendojnë se është një sulm i qëllimshëm ndaj aviacionit civil. Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që një kohë të gjatë e akuzon Bjellorusinë, aleaten e ngushtë të Rusisë, për organizimin e “luftës hibride”, që përfshin taktika konvencionale dhe jokonvencionale. Aktiviteti i balonave, i cili u shtua në tetor, e detyroi shtetin baltik që në fund të muajit të mbyllë përkohësisht dy pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lituania gjendje të jashtëzakonshme, shkak balonat nga Bjellorusia Aeroplani me mbi 60 pasagjerë del nga pista në Vilnius të Lituanisë, nuk raportohet për të lënduar Polonia shtyn rihapjen e kufijve me Bjellorusinë në solidaritet me Lituaninë