Asnjë presion. Ndarje pushtetesh”/ Rama: Mbaroi heshtja, në dëm të interesave të…

Asnjë presion. Ndarje pushtetesh”/ Rama: Mbaroi heshtja, në dëm të interesave të…

Pikat kryesore

  • “Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor.
  • Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë”, thuhet në reagim.

Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka kritikuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për padinë e tij në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon heqjen e pezullimit të zv, kryeministres Belinda Balluku, me argumentin se cënon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave dhe parimin e ndarjes së pushtete. “Shoqata shpreh shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur të bëjë për këtë problematikë, e cila është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor. Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë”, thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje