Pikat kryesore
- Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel.
- Nga Plani i Rritjes te hapat për integrimin gradual, çfarë pritet të diskutohet Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhensot në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Bruksel.
- Samiti do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel. Nga Plani i Rritjes te hapat për integrimin gradual, çfarë pritet të diskutohet Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhensot në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Bruksel. Samiti do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas. Sipas BE-së, samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve. Në përfundim të samitit do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, me të cilën pritet që partnerët e Ballkanit Perëndimor të harmonizohen, thuhet nga BE-ja. Në samit do të theksohet rëndësia e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje edhe më të forta mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.