Pikat kryesore
- D.; i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” sipas parashikimeve të nenit 301 i Kodit Penal.
- Lirimi i hapësirave publike/ Vlorë, 23 subjekte shkelin afatet.
- Ndërhyn IMT “Do të vras”, kërcënoi me jetë zyrtarin e IMT, procedohet në gjendje të lirë autori Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Durrës, shemben ndërtimet pa leje
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq një punonjës të policisë të shtetit, kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe dy inspektorët për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Moskallëzim krimi’. Sipas hetimeve rezultoi se më datë 09.04.2025, në rrugë operative u dërguan të dhëna konkrete, se në disa raste, shtetas të ndryshëm në fshatin Pistull dhe Paçram të Njësisë Administrative Hajmel, Bashkia Vau i Dejës, po bëhen ndërtime pa leje dhe se këto shtetas janë favorizuar nga punonjësi i policisë në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe nga inspektorët e IMT-së. Në përfundim të hetimeve, rezultuan të provuara elementët e veprës penale të dyshuar dhe u morën të pandehur, shtetasit: Anton Dema punonjës i policisë së shtetit, me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit”, “Shpërdorim i detyrës”. Martin Luka me detyrë kryeinspektor pranë IMT-sënë Bashkinë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Jonida Huba me detyrë inspektore pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese, të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Danjel Lleshime detyrë inspektor pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale në rrethanat rënduese të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 300-25 dhe 248 i Kodit Penal, nën masën sigurimit personal shtrënguese të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. B. D.; i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” sipas parashikimeve të nenit 301 i Kodit Penal. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lirimi i hapësirave publike/ Vlorë, 23 subjekte shkelin afatet. Ndërhyn IMT “Do të vras”, kërcënoi me jetë zyrtarin e IMT, procedohet në gjendje të lirë autori Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Durrës, shemben ndërtimet pa leje