Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, ka njoftuar se disa aktivistë të rinj i janë bashkuar kësaj partie. Në njoftimin e kësaj dege, thuhet se disa djem të rinj janë takuar me kryetarin e kësaj komune, dhe njëherësh kandidatin e LDK edhe për një mandat tjetër në krye të Lipjanit, Imri Ahmeti. ‘‘Aktivist të rinjë i bashkohen rrugëtimit tonë. Djem të rinjë nga fshati Magurë u takuan sot me kryetarin Imri Ahmeti për t’i treguar mbështjetje të mëtutjeshme. Me të parën, pa balotazh.’’, thuhet nga dega e LDK’së.
LDK’së në Lipjan i bashkohen disa aktivistë të rinj, takohen me Imri Ahmetin