Ky është i riu që vdiç në Prizren Një ngjarje e rëndë ka

Ky është i riu që vdiç në Prizren Një ngjarje e rëndë ka

Pikat kryesore

  • Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Hoti”, përballë restorantit “Oferta”.
  • Ngjarja është raportuar rreth orës 12:40, kur Policia ka pranuar informatën se F.T, djali i pronarit të firmës “EURO-BAN COLOR”, dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
  • Njësitë policore, së bashku me shefin e ndërrimit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e të riut.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Hoti”, përballë restorantit “Oferta”. Ngjarja është raportuar rreth orës 12:40, kur Policia ka pranuar informatën se F.T, djali i pronarit të firmës “EURO-BAN COLOR”, dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Njësitë policore, së bashku me shefin e ndërrimit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e të riut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit, hetimet rajonale si dhe njësitë e tjera relevante, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. Lajmi është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. “Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës”. “Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha”. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten nën hetim./Sinjali/ Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 22:58 Përfundon numërimi i votave me postë, këto janë rezultatet e përmbledhura 01/07/2026 22:48 LVV-ja arrin 51 për qind 01/07/2026 22:36 “Mandatet mbeten 57-22-15-6, votat e mbetura me postë nuk ndryshojnë shumë”, thotë Cakolli

Lini një Përgjigje