Pikat kryesore
- Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar për rrezikun nga ngricat dhe rrugët e rrëshqitshme në Kosovë, me temperaturat që pritet të bien deri në –9°C, raporton GazetaBlic.
- Ai ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, ndërsa kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin.
- Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar për rrezikun nga ngricat dhe rrugët e rrëshqitshme në Kosovë, me temperaturat që pritet të bien deri në –9°C, raporton GazetaBlic. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, ndërsa kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë. Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë. U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike. Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë andaj edhe ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme. I juaji, Albin Kurti. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 22:58 Përfundon numërimi i votave me postë, këto janë rezultatet e përmbledhura 01/07/2026 22:48 LVV-ja arrin 51 për qind 01/07/2026 22:36 “Mandatet mbeten 57-22-15-6, votat e mbetura me postë nuk ndryshojnë shumë”, thotë Cakolli