Pikat kryesore
- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin amerikan George M.
- Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takimin e parë mes tyre, Kurti e uroi për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar bashkëpunim të plotë.
- Ai theksoi komunikimin dhe ndërveprimin e mirë të qeverisë me misionin e NATO-s në Kosovë në garantimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin amerikan George M. Wikoff . Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takimin e parë mes tyre, Kurti e uroi për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar bashkëpunim të plotë. Ai theksoi komunikimin dhe ndërveprimin e mirë të qeverisë me misionin e NATO-s në Kosovë në garantimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët. Kosova është rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit dhe pavarësisë, që është kthyer në motor të zhvillimit ekonomik, themel të shtetndërtimit demokratik dhe mundësi për mirëqenie sociale. Për këtë, kryeministri shprehu falënderimin e popullit të Kosovës për aleancën veri-atlantike. “Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri nënvizoi synimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, si përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Kryeministri shtoi se siguria e Kosovës në radhë të parë është siguri e kufijve të saj”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. Kurti gjithashtu e njoftoi admiralin Wikoff me veprimet dhe rezultatet e institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, si dhe me investimet në mbrojtje. Ai e falënderoi admiralin Wikoff për takimin dhe bisedën dhe për kontributin e KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/12/2026 22:07 Ymeri për LDK-në: Nëse mendojnë që mund të ecin përpara me Abdixhikun, le të vazhdojnë 01/12/2026 22:06 Macron dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran, BE paralajmëron sanksione shtesë 01/12/2026 21:52 Çka tha vërtet Gërvalla për Gjykatën Speciale? – Panduri publikon deklaratat e saj të vitit 2016