Çka tha vërtet Gërvalla për Gjykatën Speciale? – Panduri publikon deklaratat e saj të…

Çka tha vërtet Gërvalla për Gjykatën Speciale? – Panduri publikon deklaratat e saj të…

Pikat kryesore

  • “Unë kam dëshmi madje me shkrim në zarfe të mbyllura, të cilat i janë paraqitur organeve të ndryshme, i kam personalisht në shtëpinë time në Bon”.
  • Rama kishte inistuar se ku i ka dërguar këto dokumente derisa kishte pyetur direkt Gërvallën se mos i kishte dërguar në Gjykatën Speciale ku kjo e fundit kishte pohuar se kishte dërguar aty.
  • ”Po”, kishte thënë Gërvalla duke shtuar se ”disa prej tyre po”.

Donika Gërvalla, tani ministre në detyrë e Punëve të Jashtme, më 20 prill të vitit 2016, në emisionin Info Box në RTV Dukagjini, kishte deklaruar se posedon dëshmi që lidhin drejtpërdrejt Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin dhe SHIK-un me krimin. “Unë kam dëshmi madje me shkrim në zarfe të mbyllura, të cilat i janë paraqitur organeve të ndryshme, i kam personalisht në shtëpinë time në Bon”. ”I kam dërgu dikun, jam juriste me profesion, aty ku unë e kam pa të arsyeshme që duhet dërguar” kishte thënë ajo derisa ishte pyetur nga Rama se a janë dërguar në Kosovë apo diku tjetër Gërvalla ishte përgjigjur:diku tjetër. Rama kishte inistuar se ku i ka dërguar këto dokumente derisa kishte pyetur direkt Gërvallën se mos i kishte dërguar në Gjykatën Speciale ku kjo e fundit kishte pohuar se kishte dërguar aty. ”Po”, kishte thënë Gërvalla duke shtuar se ”disa prej tyre po”.

Lini një Përgjigje