Ymeri për LDK-në: Nëse mendojnë që mund të ecin përpara me Abdixhikun, le të vazhdojnë

Ymeri për LDK-në: Nëse mendojnë që mund të ecin përpara me Abdixhikun, le të vazhdojnë

Pikat kryesore

  • Analisti Visar Ymeri ka dënuar gjuhën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kundrejt mediave, opinionistëve, analistëve dhe gazetarëve.
  • “Kjo gjuhë është përngjasim i një tendence të ndarjes së shoqërisë në mes të ‘NE’ dhe ‘ATYRE’, që është, si me thënë kështu, fenomeni ose mekanizmi bazë që e përdor popullizmi gjithandej, edhe në Kosovë”.
  • “Mendoj që kjo nuk i shkon një partie demokratike që synon një shoqëri liberale.

Analisti Visar Ymeri ka dënuar gjuhën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kundrejt mediave, opinionistëve, analistëve dhe gazetarëve. “Kjo gjuhë është përngjasim i një tendence të ndarjes së shoqërisë në mes të ‘NE’ dhe ‘ATYRE’, që është, si me thënë kështu, fenomeni ose mekanizmi bazë që e përdor popullizmi gjithandej, edhe në Kosovë”. “Mendoj që kjo nuk i shkon një partie demokratike që synon një shoqëri liberale. Jo secili njeri që nuk pajtohet me ty është i shtirë nga dikush ose i paguar nga dikush. Mendoj që kushdo që e aplikon këtë lloj të menduarit ndaj kujtdo tjetër, veç pse nuk pajtohesh me të, me thënë ky është i shtirë ose e ka paguar dikush, është gabim në hapa, përveçse nëse ke fakte për një gjë të tillë, pastaj i zbulon edhe faktet…”, ka thënë ai. Ai ka thënë se nëse LDK mendon që Lumir Abdixhiku është kryetari i tyre më i mirë apo dikush tjetër, ai është vendim i tyre. “Le të zgjedhin kë të dojnë, tek e fundit mua s’mundet me mu dhimt partia e tyre se sa atyre. Nëse ata mendojnë që mujnë me ec përpara me Lumir Abdixhikun, le të vazhdojnë me Lumir Abdixhikun…”, ka thënë Ymeri. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/12/2026 22:07 Ymeri për LDK-në: Nëse mendojnë që mund të ecin përpara me Abdixhikun, le të vazhdojnë 01/12/2026 22:06 Macron dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran, BE paralajmëron sanksione shtesë 01/12/2026 21:52 Çka tha vërtet Gërvalla për Gjykatën Speciale? – Panduri publikon deklaratat e saj të vitit 2016

Lini një Përgjigje