Kunata e Ballukut një nga gjyqtaret që më dënoi me burg”, Salianji kritikon foltoret:…

Kunata e Ballukut një nga gjyqtaret që më dënoi me burg”, Salianji kritikon foltoret:…

Pikat kryesore

  • “Kunata e Ballukut një nga gjyqtaret që më dënoi me burg”, Salianji kritikon foltoret: PD-së i mungon një “bulevard”.
  • Gjatë një interviste në Opinion, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka kritikuar PD për mënyrën se si reagoi pas super skandalit miliona euro dhe marrjes së pandehur të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
  • Teksa përmendi se kunata e saj e dënoi me 10 muaj burg, Salianji u ndal tek mungesa e alternativës, ndërsa brenda radhëve të demokratëve ka mllef ndaj qeverisë, por nuk u jepet zë.

“Kunata e Ballukut një nga gjyqtaret që më dënoi me burg”, Salianji kritikon foltoret: PD-së i mungon një “bulevard”. Çfarë fitojmë duke folur me pekule te Edi Rama? Gjatë një interviste në Opinion, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka kritikuar PD për mënyrën se si reagoi pas super skandalit miliona euro dhe marrjes së pandehur të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Teksa përmendi se kunata e saj e dënoi me 10 muaj burg, Salianji u ndal tek mungesa e alternativës, ndërsa brenda radhëve të demokratëve ka mllef ndaj qeverisë, por nuk u jepet zë. “Duhet të ndërtohet alternativa. Na duhet një “bulevard”. PD sot nëse lë copëza rrugës se ky është me atë dhe ky me këtë… a është gabim apo jo? Njerëzit kanë mllef nga qeveria. Po hapja a do figura të reja? Nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD. A duhet t’u japim zë njerëzve?, tha Salianji. Ervin Salianji: Po të jetë për këtë logjikë unë mund të kem një arsye shtesë. E dini ju që kunata e kësaj zonjës më ka dënuar me burg apo jo? Ja po ta them unë. Një prej gjyqtareve që më ka dënuar mua dhe që kam bërë 9 muaj e kusur burg ka qenë kunata e Belinda Ballukut. Mos e çojmë këtë në ekstreme se pastaj janë budallallëqe me okë. A reagoi PD në mënyrën e duhur për skandalet e Ballukut? Ça fitojmë ne se shkojmë dhe flasim me pekule te Edi Rama? Duhet të ndërtohet alternativa. Na duhet një “bulevard”. PD sot nëse lë copëza rrugës se ky është me atë dhe ky me këtë… a është gabim apo jo? Njerëzit kanë mllef nga qeveria. Po hapja a do figura të reja? Nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD. A duhet t’u japim zë njerëzve? loading…

Lini një Përgjigje