Pikat kryesore
- Nuk është një sukses I jashtëzakonshëm, por është një hap përpara.
- Volejbolli shqiptar I femrave arriti një kualifikim pikërisht në ditën e shuarjes së legjendës më të madhe të stolit në këtë sport në vendin tonë, Kreshnik Tartari.
- Kombëtarja e vajzave kaloi nga raundi paraeliminator në fazën eliminatore të Ligës së Europës pas fitores së vështirë, veçse të merituar ndaj Lituanisë.
Nuk është një sukses I jashtëzakonshëm, por është një hap përpara. Volejbolli shqiptar I femrave arriti një kualifikim pikërisht në ditën e shuarjes së legjendës më të madhe të stolit në këtë sport në vendin tonë, Kreshnik Tartari. Kombëtarja e vajzave kaloi nga raundi paraeliminator në fazën eliminatore të Ligës së Europës pas fitores së vështirë, veçse të merituar ndaj Lituanisë. Në Arenën e Odenses në Danimarkë, në prani të vetëm 50 spektatorëve, ekipi I drejtuar nga trajneri italian, Nikola Korneli, mundi 3-2 baltikaset pas dy orësh e 9 minutave. Në dy ndeshjet e mëparshme skuadra shqiptare fitoi 3-1 ndaj Luksemburgut dhe u mund nga Danimarka vendase me shifrat 3-2. Vajzat fituan setin e parë, humbën dy të tjerët, pastaj barazuan shifrat në 2-2 dhe fituan setin vendimtar. Ashtu si edhe në sfidat e kaluara, numri 1 për ne ishte Erblira Bici. Volejbollistja e pestë më e mirë e Serisë A italiane, kampione e Kupës Challenge të Europës në fuqi, shënoi 32 pikë, ndërsa pas saj ishin Gjata me 15 e Metani me 14 pikë. Bici pati gjithsej 103 pikë në të treja ndeshjet, një nivel I shkëlqyer, nga të cilat shumicën në sulm, por edhe 9 pikë direkt nga shërbimi dhe 5 në bllok. Tashmë, kombëtarja do të luajë në fazën eliminatore, të ndarë në disa turne, e që do të zhvillohet gjatë qershorit. Në 6 qershor luhet në Finlandë ndaj Zvicrës, e pastaj me Finlandën në 7. Në 12 qershor ekipi ynë përballet me Rumaninë në Rumani, dhe në 13 me Malin e Zi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!