Mbretërit e çiklizmit”, duel në Francë/ Vingegard i lëshon sfidën sllovenit Pogacar në…

Mbretërit e çiklizmit”, duel në Francë/ Vingegard i lëshon sfidën sllovenit Pogacar në…

Pikat kryesore

  • Jonas Vingegard fitoi Xhiron e Italisë këtë vit, duke dominuar thellësisht ndaj rivalëve, e duke hedhur dorashkën e sfidës ndaj atij që cilësohet si numri 1 I çiklizmit botëror, Tadej Pogaçar.
  • Dy gjigandët do të duelojnë në Turin e Francës që nis në 4 korrik me kronometrin ekipor nga Barcelona.
  • Duke parë formën e Vingegardit në Alpet dhe malet e Italisë, shumëkush ka bërë pyetjen: Mos vallë ai mund ta thyejë sllovenin, siç bëri në 2022 e 2023 pikërisht në Tur?

Sytë janë hedhur menjëherë drejt derbit. Jonas Vingegard fitoi Xhiron e Italisë këtë vit, duke dominuar thellësisht ndaj rivalëve, e duke hedhur dorashkën e sfidës ndaj atij që cilësohet si numri 1 I çiklizmit botëror, Tadej Pogaçar. Dy gjigandët do të duelojnë në Turin e Francës që nis në 4 korrik me kronometrin ekipor nga Barcelona. Duke parë formën e Vingegardit në Alpet dhe malet e Italisë, shumëkush ka bërë pyetjen: Mos vallë ai mund ta thyejë sllovenin, siç bëri në 2022 e 2023 pikërisht në Tur? Të mos harrojmëse 29-vjeçari pësoi një rrëzim të rëndë në Vendet Baske në 4 prill 2024, duke dëmtuar mushkërinë, duke thyer klavikulën e disa brinjë. Sot, në Xhiro, Vingegard deklaron se u deshën dy vjet që të kaloheshin pasojat e atij rrëzimi. Me të vërtetë, që forma e tij ka qenë e shkëlqyer, dhe ai ka thyer rekorde në malore, me kohë që nuk I ka arritur as Pogaçar. Danezi fitoi 5 etapa, të gjitha malore, dhe e mbylli me gati 5 minuta e gjysmë epërsi ndaj rivalit kryesor, austriakut Feliks Gal. Për italianët nuk ka shumë ngushëllim, edhe pse Zhonatan Milan fitoi etapën e fundit në Romë, sepse më I miri prej tyre, Pigancoli e mbylli Xhiron në vendin e 8-të me gati 11 minuta prapambetje nga Vingegardi. Duke u kthyer te Fanela Rozë, ai arriti diçka të madhe sepse plotësoi sukseset në 3 rrethet e mëdha çiklistike, në Tur, në Xhiro dhe në Vueltën e Spanjës. Vetëm 8 ia ka në dalë në histori dhe Pogaçar nuk është njëri prej tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vingegard sulmon “fanelën rozë”/ Çiklisti danez fiton etapën e dytë këtë vit në “Giro” “Britma” e “luanit” Vingegard/ Çiklisti danez arrin fitore vërtet spektakolare në “Giro” Pogaçar e nis si “kanibal”/ Çiklisti i madh slloven fillon vitin me sukses të madh në Itali

Lini një Përgjigje