Pikat kryesore
- Kompozitori Kledi Bahiti, një mik dhe bashkëpunëtor i vjetër i Flori Mumajesit ka folur në lidhje me largimin e tij prej disa kohësh tashmë, nga tregu muzikor.
- Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Kledi u shpreh se tashmë Flori po bën një pause pas një kohe të gjatë në treg.
- Sidomos për një krijues që konsumohesh, vetëm u jep njerëzve dhe nuk merr asgjë mbrapsht.
Kompozitori Kledi Bahiti, një mik dhe bashkëpunëtor i vjetër i Flori Mumajesit ka folur në lidhje me largimin e tij prej disa kohësh tashmë, nga tregu muzikor. Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Kledi u shpreh se tashmë Flori po bën një pause pas një kohe të gjatë në treg. “Di që edhe ai ndoshta po bën një pause të veten. Është shumë e vështirë për një artist që të qëndrojë gjatë. Sidomos për një krijues, sepse konsumohesh. Sidomos për një krijues që konsumohesh, vetëm u jep njerëzve dhe nuk merr asgjë mbrapsht. Ose ato që merr janë momentale. Besoj që çdo njeri ka nevojë për të marrë qetësinë e vet. Besoj që mirë është”, u shpreh ai.