KRU “Mitrovica”: Furnizimi me ujë të pijes mbetet i ndërprerë

KRU “Mitrovica”: Furnizimi me ujë të pijes mbetet i ndërprerë

Pikat kryesore

  • Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të këtyre parametrave të papërshtatshëm, impiantet për trajtimin e ujit të pijes nuk janë në gjendje të operojnë normalisht.
  • “Ju njoftojmë se niveli i turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc vazhdon të jetë mbi kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt të ujit, për çka Impiantet për Trajtimin e Ujit të Pijes nuk mund të operojnë.
  • Për çdo risi, ndryshim apo zhvillim të mëtejmë të situatës, konsumatorët do të informohen në kohë reale, përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijes vazhdon të mbetet i ndërprerë, si pasojë e nivelit të lartë të turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc, i cili është mbi kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt. Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të këtyre parametrave të papërshtatshëm, impiantet për trajtimin e ujit të pijes nuk janë në gjendje të operojnë normalisht. “Ju njoftojmë se niveli i turbullshmërisë në kanalin Ibër–Lepenc vazhdon të jetë mbi kufijtë e lejuar për trajtim të sigurt të ujit, për çka Impiantet për Trajtimin e Ujit të Pijes nuk mund të operojnë. Edhe pse gjatë orëve të mbrëmjes është vërejtur një rënie e përkohshme e turbullshmërisë dhe janë bërë përpjekje për rifillimin e trajtimit të ujit, situata ka ndryshuar sërish dhe niveli i turbullshmërisë ka shënuar rritje, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procesit të trajtimit dhe shpërndarjes së ujit për konsum. Si pasojë, furnizimi me ujë të pijes mbetet i ndërprerë, ndërsa uji që eventualisht mund të arrijë në rrjet NUK duhet të përdoret për pije, por vetëm për qëllime higjienike dhe teknike, deri në një njoftim të radhës”, njofton Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” Më tej kanë njoftuar se “Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes dhe parametrave të ujit, dhe rifillimi i trajtimit do të bëhet menjëherë sapo kushtet teknike ta lejojnë këtë. Për çdo risi, ndryshim apo zhvillim të mëtejmë të situatës, konsumatorët do të informohen në kohë reale, përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit”. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 10:57 SBAShK me thirrje urgjente që të bëhen inspektime të menjëhershme dhe të detajuara në të gjitha shkollat 01/07/2026 10:56 Dy të lënduar nga aksidenti në Lipjan 01/07/2026 10:50 Hoti: Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve, në prill sërish do të shtrenjtohet rryma

Lini një Përgjigje