Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se vitit 2026 ka nisur me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve. Ai ka treguar se në regjionin e Prishtinës rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm dhe humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta. “Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve. Në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Në anën tjetër, furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta, kompanitë e ujësjellësit vazhojnë të kenë raporte të auditimit me plot vërejtje substanciale. Brenda këtyre tarifave të rritura paguhet edhe për derdhjen e ujërave të zeza, por ato ujëra të zeza nuk trajtohen. Ato derdhen në lumenj”, ka shkruar Hoti, duke paralajmëruar edhe shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike. “Në prill pritet të shqyrtohet rritja e sërishme e energjisë elektrike. Tatimi në pronë për biznese sivjet nis me rritje substanicale gjithashtu”, ka shkruar ai. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/07/2026 10:57 SBAShK me thirrje urgjente që të bëhen inspektime të menjëhershme dhe të detajuara në të gjitha shkollat 01/07/2026 10:56 Dy të lënduar nga aksidenti në Lipjan 01/07/2026 10:50 Hoti: Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve, në prill sërish do të shtrenjtohet rryma
Hoti: Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve, në prill sërish do të…