Pikat kryesore
- E pse, mendova, të mbetem skllav i prozës dhe të mos lëvroj edhe poezinë, kur talenti e mendimet më lëvrijnë sa nga shpirti te pena?
Nga Agron Gjekmarkaj Pas vitesh, muajsh, javësh, ditësh e netësh të stërlodhshme, kur bëmat e trimave, trimëreshave, mendonjësve, kalemxhinjve, qatipëve, zaptijeve, obortarrëve dhe qilarxhinjve e qylaxhinjve të Kombit që” Kronika” ymri i se ciles u lartoftë, ja dha miletit në prozë, papritmas “ Kronikani” u pushtua nga frymëzimi, delli, dalldija dhe muza. E pse, mendova, të mbetem skllav i prozës dhe të mos lëvroj edhe poezinë, kur talenti e mendimet më lëvrijnë sa nga shpirti te pena?