string(68) "me-ftohte-ne-kodren-e-diellit-reshje-me-te-dendura-ne-kriva-pallanke" Më ftohtë në Kodrën e Diellit, reshje me të dendura në Kriva Pallankë Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit, tre gradë, ndërsa në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, 17 litra për metër katror. Siç informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri në orën 08:30 janë matur 5 gradë në Llazaropolë, 8 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 9 në Ohër dhe Berovë, 10 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 11 në Vinicë dhe Prilep, 12 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip, 13 gradë në Shkup – Petrovec, Strumicë, Veles, Kavadar dhe Demir Kapi, si dhe 14 gradë në Gjevgjeli.
Kriva Pallankë: Më ftohtë në Kodrën e Diellit, reshje me të dendura në Kriva Pallankë