Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kur janë bërë mbi 26 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe rreth 1600 persona figurojnë si të zhdukur. Në kujtim të kësaj dite, sonte në orën 20:00, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë inauguron memorialin “Pema e jetëve” në platonë mbi parkingun nëntokësor, të Sheshit Xhorxh Bush në Prishtinë. Gjithashtu, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me një aksion ku do të lexohen/dëgjohen emrat e personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Dje, krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kryeparlamentari Dimal Basha kanë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. E para e shtetit tha se Serbia çdo ditë kryen krim kundër njerëzimit dhe çdo ditë shkel Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. “Përtej krimeve që janë kryer në vitin 1998-1999 nga ana e Serbisë, zhdukja me dhunë e personave, të dashurve të shumë familjeve këtu në Kosovë, është krim që Serbia e kryen çdo ditë duke i mbajtur ata në varreza masive, duke mos respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel për ta zbardhur fatin e këtyre të zhdukurve me dhunë”, deklaroi Osmani. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se institucionet shtetërore po punojnë me përkushtim për gjetjen e të zhdukurve. “Vetëm gjatë vitit të fundit kemi gjurmuar mbi 23 lokacione të ndryshme, ndërsa këtë vit kemi realizuar 18 aktivitete kërkimore për zbulimin e mbetjeve mortore të më të dashurve tanë,” tha Kurti. Kurse kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të fatit të personave të pagjetur. “Ky është një obligim moral dhe ndërkombëtar që Serbia të tregojë sa më parë vendndodhjen e masakrave dhe të personave të zhdukur,” tha ai. Aktualisht, në Kosovë ende figurojnë të zhdukur rreth 1,600 persona, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur./RTK/ Gruas nga Graçanica i vidhet vetura në oborrin e shtëpisë, i kishte lënë çelësat brenda AIP paralajmëron qytetarët për mashtrimet online Theret me thikë një person në Ternovë të Skenderajt, dërgohet në spitalin e Pejës Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve Para seancës, Kurti shkon për homazhe te pllaka përkujtimore e Triumf Rizës në 18-vjetorin e vrasjes së tij Kuvendi vazhdon sërish përpjekjet për t’u konstituuar, a do të arrijë Vetëvendosje ta bëjë Rashiqin nënkryetar? Gruas nga Graçanica i vidhet vetura në oborrin e shtëpisë, i kishte lënë çelësat brenda Liverpooli i gatshëm të investojë edhe 200 milionë euro deri në fund të merkatos AIP paralajmëron qytetarët për mashtrimet online Theret me thikë një person në Ternovë të Skenderajt, dërgohet në spitalin e Pejës Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve Reali po i bënë gati 115 milionë euro për të nënshkruar me Adam Whartonin
Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve