Pikat kryesore
- Saimir Korreshi, deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lushnjës, ka ngritur shqetësimin për situatën e krijuar në qytet, që sipas tij lidhet me ndotjen e kanalit vaditës.
- Në një reagim publik, ai theksoi se kanali që përshkon Lushnjën është bllokuar nga bidonat plastikë dhe mbeturinat, duke sjellë ndotje, erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin e banorëve.
- “Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe bllokojnë kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërme, mushkonja dhe burim infeksioni”, u shpreh deputeti demokrat.
Saimir Korreshi, deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lushnjës, ka ngritur shqetësimin për situatën e krijuar në qytet, që sipas tij lidhet me ndotjen e kanalit vaditës. Në një reagim publik, ai theksoi se kanali që përshkon Lushnjën është bllokuar nga bidonat plastikë dhe mbeturinat, duke sjellë ndotje, erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin e banorëve. “Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe bllokojnë kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërme, mushkonja dhe burim infeksioni”, u shpreh deputeti demokrat. Korreshi i kërkoi Qeverisë dhe Bashkisë së Lushnjës të ndërhyjnë për pastrimin e kanalit dhe për të përmirësuar kushtet për qytetarët. “I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: ua ktheni në shërbime taksat qytetarëve! Gjithmonë, nëse s’ju prishim plazhin për ditë të dielë”, deklaroi Korreshi.