Pikat kryesore
- Kryetari i Partisë Demokratike bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se është nisur për në Vjenë, ku do të marrë pjesë në punimet dyditore të Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane (PPE).
- Në axhendën e punimeve është përfshirë edhe çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
- Në postimin e tij, Berisha shkruan: “Miq, sot udhëtova për në Vienë për të marrë pjesë në punimet dy ditore të Asamblesë Politike të EPP”.
Kryetari i Partisë Demokratike bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se është nisur për në Vjenë, ku do të marrë pjesë në punimet dyditore të Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane (PPE). Sipas njoftimit të tij, pjesë e rendit të ditës në këtë Asamble është diskutimi i raportit të misionit faktmbledhës të përfaqësuesve nga 30 parti anëtare të PPE-së, të cilët disa muaj më parë vizituan Shqipërinë me kërkesë të Partisë Demokratike, për t’u njohur nga afër me situatën në vend. Në axhendën e punimeve është përfshirë edhe çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në postimin e tij, Berisha shkruan: “Miq, sot udhëtova për në Vienë për të marrë pjesë në punimet dy ditore të Asamblesë Politike të EPP”. Më tej, ai shprehet se “Në rendin e ditës të punimeve të Asamblesë është dhe diskutimi i Raportit të Misionit Faktmbledhës të përfaqësusve të 30 partive anëtare të EPP që erdhën para disa muajve në Shqipëri me kërkesë të Partisë Demokratike për t’u njohur me gjendjen në vend”.