Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 kapituj

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 kapituj

Sot, Shqipëria do të përfshihet në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim. Takimi, i organizuar me ftesë të Danimarkës, do të fokusohet në Grupin 4, i cili përfshin çështje të rëndësishme si “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”. Kapitujt që do të shqyrtohen përfshijnë 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).

Konferenca do të zhvillohet në Bruksel dhe do të udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre. Sipas agjendës, ngjarja do të fillojë në orën 08:00, me një konferencë për shtyp të planifikuar për rreth orës 09:15, ndërsa Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.

Takimi do të nisë me miratimin e axhendës dhe procesverbalet e konferencave të mëparshme. Fjalimet hapëse do të mbahen nga ministrja Bjerre dhe kryeministri Rama, pas së cilave do të diskutohet hapja e negociatave për grupin 4. Ministrja daneze do të prezantojë “Qëndrimin e Përbashkët të BE-së” dhe do të kërkojë konfirmimin e kryeministrit Rama për hapjen e këtij grupi. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, do të ofrojë gjithashtu vërejtjet e saj. Takimi do të mbyllet me fjalime përmbyllëse nga të ftuarit dhe kryeministri Rama.

Mendim personal

Hapja e katër kapitujve në negociatat me BE tregon për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian

Lini një Përgjigje