
Klotilda Harka: Egli po luan me strategji me Gjestin në “Big Brother VIP 4”
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Klotilda Harka ndau disa deklarata të forta mbi dinamikat e banorëve të “Big Brother VIP 4”. Në fokus të diskutimit ishte raporti mes Egli dhe Gjestit, i cili ka ndezur debate si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Sipas Harkës, Egli ka një farë tërheqjeje ndaj Gjestit, por kjo nuk e përjashton faktin se pëlqimi i saj mund të jetë edhe një strategji:
“Patjetër që po e bën edhe për dronat. Egli është një vajzë e mprehtë dhe e ka kuptuar që Gjesti është shumë i dashur për publikun jashtë. Një strategji e ngjashme me atë që ka ndjekur edhe me ish-të dashurin e saj, Olsin,” deklaroi ajo.
Gazetarja zbuloi gjithashtu një detaj intriguese nga shtëpia, ku Gjesti i ka thënë Egli-t: “Largohu, se kam grua jashtë.” Harka shtoi se mbetet e paqartë për kë i referohej Gjesti – për Xhenetën apo për dikë tjetër – duke shtuar: “Mendohet që Gjesti ka qenë i martuar që para se të hyjë në ‘Big Brother’. Këto fjalë vijnë nga burime të afërta, nga njerëz që e njohin atë nga afër.”
Këto komente kanë shtuar spekulimet mbi sinqeritetin e marrëdhënies së Egli-t me Gjestin dhe kanë ngjallur një debat të gjerë në rrjetet sociale. A është kjo një lojë për vëmendje apo një ndjenjë e sinqertë? Vetëm koha dhe zhvillimet e mëtejshme brenda shtëpisë do ta tregojnë