
Ish-reperi i njohur Fero ka zbuluar për herë të parë se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij, duke konfirmuar romancën e re gjatë një interviste në emisionin “The Elite Way” në ATV. Në bisedën me moderatoren, Fero rrëfeu se është i dashuruar dhe se kjo lidhje e ka bërë më të lumtur dhe më romantik se kurrë më parë.
Biseda në studio:
Fero: Po, është e vërtetë që jam i dashuruar. Të them të drejtën, nuk e prisja që do të dashurohesha përsëri, por këtë herë është ndryshe, si asnjëherë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt kosovarë dhe shqiptarë – asnjëri prej tyre nuk është më romantik se unë. Tani iu bëj “diss” në romantizëm!
Kur u pyet për ndonjë gjest romantik për partneren e tij, Fero tregoi:
Fero: Çdo gjë që unë bëj për të është romantizëm, por dua që lidhja ime të jetë konfidenciale dhe private. Jemi ende në fillimet e saj, por jam shumë i lumtur.
Gjatë bisedës, Fero theksoi se gjithmonë ka qenë romantik, por nuk kishte gjetur hapësirën për ta shprehur si duhet më parë.
Moderatorja Elita përmendi gjithashtu një moment që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale – një video në TikTok ku Fero shfaqet në një “live” dhe emocionohet dukshëm kur partnerja i bashkohet bisedës. Emri i vajzës u lexua në ekran, duke shtuar kuriozitetin e ndjekësve, megjithëse Fero preferoi të mos zbulonte më shumë detaje rreth saj.
Romanca e re duket se ka sjellë një version të ri dhe më të lumtur të Feros, duke lënë pas të shkuarën dhe hapur një kapitull të ri në jetën e tij.