Pikat kryesore
Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar në emisionin “Goca & Gra”, ku foli për jetën si nënë dhe partneritetin me Luiz Ejllin, ndërsa nuk iu shmang as pyetjes së sikletshme mbi tradhtinë e mundshme. Kiara, e cila tashmë është nënë e vajzës Luna, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e saj me fituesin e “Big Brother VIP”, Luiz Ejllin, për të cilin ajo foli se sa i mirë është si baba. Megjithatë, njëra prej pyetjeve të moderatoreve lidhej me një situatë ekstreme: a do ta falte tradhtinë e partnerit. Kiara zgjodhi një përgjigje të sinqertë, duke theksuar se është e vështirë të gjykosh pa e provuar. Ajo u shpreh: “ Shiko unë nuk e kam provuar si ndjesi. Larg qoftë nëse ndodh. Ti nuk e di asnjëherë si do reagosh po se provove në lëkurën tënde. Është e thjeshtë të gjykosh nga jashtë.” Ajo e mbylli përgjigjen duke treguar bindjen e saj personale: “ Kam përshtypjen shumë keq. Deri tani nuk e kam provuar.” Kjo deklaratë tregon që, edhe pse Kiara preferon të jetë larg mendimit për një tradhti, ajo është e vetëdijshme se reagimi i saj nuk do të ishte aspak i mirë.