Pikat kryesore
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për shkak të zgjedhjeve lokale, nuk ka pasur kohë që të bëjë bisedime me partitë për formimin e qeverisë së re. Ai ka përjashtuar mundësinë që të bëjë koalicion me PDK-në dhe me Listën Serbe. Kurti ka kohë deri më 26 tetor që t’i bëjë 61 numra dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë së re. Por, a pritet të kemi Qeveri Kurti 3? Sipas politologut Dritër Arifi, deklarata e Kurtit nuk është serioze, pasi ai ka pasur kohë 10 muaj që të bëjë bisedime për koalicione për qeverinë e re. “Kjo që po e thotë kryeministri në detyrë nuk është serioze, sepse nëse nuk ke pasur kohë 10 muaj për të biseduar, pasi nuk është vetëm çështje e koalicionit por përmbajtja, për cilat pikat do të merren vesh, cili është programi qeverisës, prioritetet, një mori gjërash që janë përmbajtësore dhe nuk janë diskutuar për 10 muaj dhe tash edhe nëse do të kemi një qeveri, që nuk besoj, por edhe nëse e kemi, do ta kemi një “fast food” Qeveri Kurti 3, jo diçka serioze. Por ajo që mund të ndodhë duke pasur zgjedhjet lokale tani dhe shtrirjen e VV-së në komuna, pra në 12 komuna janë në balotazh, kjo ia jep një përparësi politike që edhe t’i provokojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, është shprehur ai. Sa i përket mundësisë për koalicione, Arifi vlerëson se VV s’ka shumë opsione, por që shton se qëllimi i të gjitha partive duket të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe pyetja është se kur do të mbahen. “Nuk ka tjera mundësi, LDK dhe ajo është shprehur kundër koalicionit me VV-në. S’ka shumë opsione për VV-në, por po duket që qëllimi i të gjitha partive është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse s’duan të bien nën nivelin e vet dhe s’duan kompromise të dhimbshme dhe kjo detyrimisht na dërgon te pyetja e madhe se kur do të shkohet në zgjedhje”, ka potencuar politologu për Gazeta Blic. Ai shton se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të pas balotazhit. “Nuk mund të shtyhen më pasi kemi hyrë në afate ligjore dhe realisht i bie pas balotazhit mund të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Dritëro Arifi. Ndryshe, Kurti është mandatuar për t’u bërë sërish kryeministër nga presidentja Osmani dhe tani pritet që të deri më 26 tetor të thirret seanca dhe të prezantohet përbërja e qeverisë së re . Universum International College do të mirëpresë më datat 17–18 Tetor 2025, z. Chris Johnson, Senior Director dhe Head of Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 10/15/2025 09:18 “A jeni gati?” – Endrit Thaçi rishpërndan thirrjen për protestën në Tiranë 10/15/2025 09:15 “Thirrje për Drejtësi”, nga Prekazi nis marshi me motoçikleta drejt Hagës 10/15/2025 09:04 Zelensky i heq shtetësinë ukrainase kryetarit të Odesës