Moderatorja e njohur Dojna Mema ka ndezur rrjetet sociale me reagimin e saj të fundit, pas deklaratës që Kiara Tito bëri në emisionin “Goca & Gra”.
Në një postim në Instagram, Dojna publikoi një bisedë private me motrën, ku përmendet emri i Kiarës, e cila sipas tyre e ka hequr nga Instagrami.
Në bisedë, motra i shkruan Dojnës:

“Hiqe Kiara Tton.”
Ndërsa ajo përgjigjet me humor:
“Pale ça i duket vetja tani.”
Por nuk mbaron me kaq. Dojna publikoi edhe një shkrim të gjatë në Instastory, ku shpjegoi se është mësuar të përgjigjet hapur dhe drejtpërdrejt, pa pasur nevojë të fshehë të vërtetën.
“Kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm k*llqe për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta. Nuk më pëlqen të mbaj mend gënjeshtrat, ndaj them gjithmonë atë që mendoj. Thënë kjo, tema është e varfër dhe nuk kam interes të flas më shumë për të.”
Ky reagim i Dojnës u interpretua nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Kiarës, duke rikthyer në vëmendje raportet e ftohta mes dy moderatoreve që dikur kanë qenë përfolur për “konkurrencë” në ekran.