Kiara shtatzënë për herë të dytë? Luizi “zbulon” detajet që ndezën rrjetin!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mbeten një nga çiftet më të dashura dhe më të ndjekura nga publiku shqiptar. Pas ardhjes në jetë të vogëlushes së tyre, Luna Mari, çdo lëvizje e tyre ngjall menjëherë reagime dhe spekulime nga fansat.

Së fundmi, një koment i këngëtarit në një postim të Kiarës ka ngritur dyshime se moderatorja mund të jetë në pritje të ëmbël për herë të dytë. Në imazhet e fundit që ajo ka publikuar, Luizi shkruan me humor:

“Siç e shikoni pra zonja dhe zotërinj, me rastin e rikthimit të linjave që Kiara dëshironte (që për mua është kukull edhe po të futet në thes) besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunën me një motër.”

Ky koment ka ndezur menjëherë reagime, duke shtyrë fansat të spekulojnë nëse ky është një lajmërim i koduar nga Luizi për një shtatzëni të mundshme.

Lini një Përgjigje