Pikat kryesore
- Kosova po hyn në një fazë të re të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, proces që fillimisht përfshin konsumatorët komercialë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro.
- Platforma SSI u mundëson furnizuesve me portofolio aktive qasje të plotë në të dhënat e detajuara të konsumit të klientëve të tyre, përfshirë edhe konsumatorët vetëprodhues.
- KEDS ka zhvilluar këtë sistem modern me synimin për të rritur transparencën, cilësinë e shërbimeve dhe mbështetjen ndaj furnizuesve të licencuar.
Kosova po hyn në një fazë të re të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, proces që fillimisht përfshin konsumatorët komercialë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Platforma SSI u mundëson furnizuesve me portofolio aktive qasje të plotë në të dhënat e detajuara të konsumit të klientëve të tyre, përfshirë edhe konsumatorët vetëprodhues. Përmes kësaj platforme, furnizuesit kanë mundësi të analizojnë dhe të parashohin saktë konsumin ditor të energjisë elektrike për ditët në vijim, duke e bërë shumë më efikase planifikimin e tyre për sigurimin e energjisë në treg. KEDS ka zhvilluar këtë sistem modern me synimin për të rritur transparencën, cilësinë e shërbimeve dhe mbështetjen ndaj furnizuesve të licencuar. Në të janë adresuar të gjitha kërkesat e shprehura nga furnizuesit gjatë procesit të zhvillimit, por edhe një sërë funksionalitetesh shtesë që tejkalojnë pritjet e tyre, duke përfshirë analiza inteligjente dhe parashikime automatike të konsumit. Platforma SSI karakterizohet me nivel të lartë sigurie dhe besueshmërie, është e aksesueshme në mënyrë të lehtë dhe ofron ndërfaqe miqësore për përdoruesit. Të gjithë furnizuesit e licencuar me portofolio aktive tashmë kanë qasje në sistem dhe mund ta përdorin atë për të menaxhuar në mënyrë më profesionale dhe efikase marrëdhëniet me konsumatorët e tyre. Ky hap paraqet një tjetër zhvillim të rëndësishëm në modernizimin e sektorit të energjisë në Kosovë dhe në ndërtimin e një tregu të hapur, konkurrues dhe transparent të energjisë elektrike. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/04/2025 16:43 Presidenti kinez kërkon të thellojë marrëdhëniet Pekin-Moskë, Xi zotohet të zgjerojë investimet mes dy vendeve 11/04/2025 16:40 Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë 11/04/2025 16:39 Basha takon shefin e FMN-së: Kosova po shënon rritje të qëndrueshme ekonomike, por nevojitet përgjegjësi institucionale për miratimin e buxhetit