Pikat kryesore
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar që Presidentja Vjosa Osmani të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit, raporton Gazeta Blic.
- Pas dështimit të votimit për Qeverinë në Kuvend më 26 tetor, procesi ka hyrë në ditët e fundit të fazës së dytë, siç përcaktohet me nenin 95.4 të Kushtetutës së Kosovës.
- Këto kritere janë garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar që Presidentja Vjosa Osmani të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit, raporton Gazeta Blic. Pas dështimit të votimit për Qeverinë në Kuvend më 26 tetor, procesi ka hyrë në ditët e fundit të fazës së dytë, siç përcaktohet me nenin 95.4 të Kushtetutës së Kosovës. KDI vlerëson se për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës”, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend. Këto kritere janë garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues. Prandaj, transparenca lidhur me të njëjtat është e rëndësisë parësore për të ruajtur besimin publik në funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/04/2025 16:43 Presidenti kinez kërkon të thellojë marrëdhëniet Pekin-Moskë, Xi zotohet të zgjerojë investimet mes dy vendeve 11/04/2025 16:40 Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni që u zhduk që dy ditë 11/04/2025 16:39 Basha takon shefin e FMN-së: Kosova po shënon rritje të qëndrueshme ekonomike, por nevojitet përgjegjësi institucionale për miratimin e buxhetit