Pikat kryesore
- Ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena” është ndalur pas incidenteve në fushë.
- Tirana ishte në avantazh 0-2 dhe po kontrollonte lojën, por tensioni i krijuar para dhe gjatë takimit u përshkallëzua në tribuna dhe në fushë, ku u hodhën sende të forta dhe lëndë plasëse.
- Pas disa paralajmërimeve, gjyqtari Juxhin Xhaja vendosi të ndërpresë ndeshjen dhe u drejtua për në dhomat e zhveshjes, duke pritur një vendim për vazhdimin ose jo të takimit në bashkëpunim me delegatin.
Ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena” është ndalur pas incidenteve në fushë. Tirana ishte në avantazh 0-2 dhe po kontrollonte lojën, por tensioni i krijuar para dhe gjatë takimit u përshkallëzua në tribuna dhe në fushë, ku u hodhën sende të forta dhe lëndë plasëse. Pas disa paralajmërimeve, gjyqtari Juxhin Xhaja vendosi të ndërpresë ndeshjen dhe u drejtua për në dhomat e zhveshjes, duke pritur një vendim për vazhdimin ose jo të takimit në bashkëpunim me delegatin. Në momentin e ndërprerjes, lojtarët e të dy skuadrave ndodheshin ende në fushë dhe nuk ishin larguar drejt dhomave të zhveshjes.