Pikat kryesore
- Siç thoshin dikur tifozët shkodranë, renditjen duhet ta shohësh përmbys.
- “Bishti po bëhet më I rëndë se sqepari” në Superligën shqiptare, dhe pasi Tirana fitoi në derbi ndaj Partizanit, erdhën edhe sukseset e Bylisit e Vorës, kundrejt Teutës dhe Egnatias.
- Në Ballsh, gjithçka ishte më e fortë edhe sepse rreziku ishte për të dyja skuadrat.
Siç thoshin dikur tifozët shkodranë, renditjen duhet ta shohësh përmbys. “Bishti po bëhet më I rëndë se sqepari” në Superligën shqiptare, dhe pasi Tirana fitoi në derbi ndaj Partizanit, erdhën edhe sukseset e Bylisit e Vorës, kundrejt Teutës dhe Egnatias. Le të bëjmë një dallim. Në Ballsh, gjithçka ishte më e fortë edhe sepse rreziku ishte për të dyja skuadrat. Mallakastriotët ia dolën 2-0 në stadiumin “Adush Muça” me golat e shënuar nga Emini që në minutën e tretë dhe nga Kamara në minutën e pestë shtesë. Nuk mund të thuash se vendasit luajtën shumë mirë edhe pse fituan. Imagjinoni, që Bylis bëri vetëm dy gjuajtje në portë, dhe ishin pikërisht ato që sollën rrjetat. Teuta bëri më shumë, edhe sepse pësoi gol tepër shpejt dhe u përpoq të reagonte, edhe pse nuk ia doli. Krejt ndryshe ndodhi në Rrogozhinë.VAR Egnatia pësoi edhe humbjen e tretë radhazi, pas atyre ndaj Tiranës në kryeqytet dhe Flamurtarit në shtëpi javën e kaluar. Vora ia doli 2-0 në një ndeshje që u duk si “dhurata” e radhës e kamopionëve, që sikur kanë humbur plotësisht interesin në kampionat, dhe po mendojnë vetëm për finalen e Kupës, pasi arritën kualifikimin ndaj Elbasanit. Në Arenën e Egnatias, golat për Vorën u shënuan nga Kasalla që në minutat e para, në 4’ e 26’, herën e dytë me penallti, e cila u akordua nga VAR-i.Kur duhen edhe tri javë deri në përfundim në garë për mbijetesë janë Flamurtari, pastaj Tirana, Vora e Bylis që kanë nga 35 pikë dhe Teuta që ka 38, ndërsa sot luhen ndeshjet e fundit të kësaj jave, Flamurtari-Dinamo dhe Elbasani-Vllaznia, e para që rrezikon të jetë një tjetër dhuratë, dhe e dyta që është sfida për vendin e parë. Vllaznia kryeson Superligën me 60 pikë, Elbasani e ndjek me 59./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Finalja e parë për Flamurtarin/ Skuadra vlonjate mund Partizanin 90-58 në play off e titullit Kupa, Dinamo në finale/ “Nëndetësja” eliminon Vllazninë në Shkodër, fiton 1-0 Flamurtari “ngre” flamurin/ Egnatia, “dhuratë” vlonjatëve në garën për mbijetesë në Superligë